Contacts
Episodes & Posts
Episodes
Posts
30 APR 2025 · UPpodcast rikthehet me një episod të veçantë mbi Psikologjinë sociale: “Unë, ti dhe të gjithë të tjerët”.
Në këtë bisedë do të na bashkohen katër profesorë të shquar nga universitete të ndryshme shqipfolëse:Prof. Dashamir Bërxulli – Universiteti i Prishtinës
Prof. Sheruze Osmani Ballazhi – Universiteti Shtetëror i Tetovës
Prof. Mirjam Reçi – Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës
Prof. Elona Hasmujaj – Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"Një diskutim i hapur mbi mënyrën si ndërveprojmë me njëri-tjetrin, rolin e grupit, stereotipet dhe ndërtimin e identitetit në shoqëri.
27 APR 2025 · Nga shtëpitë-shkolla te akademia – rrugëtimi profesional i Teuta Abrashit
Në episodin e radhës të UPpodcast, i kushtohemi rrugëtimit profesional të profesoreshës Teuta Abrashi, Doktore e Shkencave Filologjike, me rastin e pensionimit të saj.Duke ndjekur një histori që nis në Gjermani dhe zhvillohet ndër vite sfiduese për arsimin në Kosovë, episodi sjell reflektime mbi përvojën e saj akademike, sfidat e viteve ’90, rolin në themelimin dhe zhvillimin e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, si dhe mesazhet që ajo lë për studentët dhe kolegët e saj.Diskutimi moderohet nga PhD. Cand. Uridije Lajci.Ju ftojmë ta dëgjoni dhe ta ndani me të tjerët!
25 FEB 2025 · Në këtë episod special të UPpodcast, Egzona Berisha, studente në Departamentin e Gazetarisë, diskuton me artisten Doruntina Shala – Tayna, rreth përgjegjësisë së personaliteteve publike ndaj komunitetit dhe të mirës së përgjithshme.
Shala, përmes fondacionit të saj “Tayna Foundation”, ka dhuruar donacion në vlerë prej 25 mijë euro për krijimin e Laboratorit të “Gazetarisë Mobile & UP podcast”.
Së bashku me Egzonën, ajo diskuton për motivimin e këtij investimi, perceptimin e saj për ndihmesën që ky laborator do të ofrojë për studentët dhe për mundësitë për të bërë ndryshime pozitive në shoqëri.
Ju ftojmë ta dëgjoni!
13 FEB 2025 · Në këtë episod të UP PODCAST, Egzona Berisha dhe Laureta Sopa, studente të nivelit master në Departamentin e Gazetarisë, diskutojnë mbi ndikimin e çrregullimit informativ dhe inteligjencës artificiale në rrugëtimin akademik të studentëve.
Si mund të mbrohemi nga dezinformimi? Cilat janë hapat që duhet të ndjekim për të mos rënë pre e manipulimeve? Këto dhe shumë të tjera trajtohen në këtë bashkëbisedim.
Ju ftojmë ta dëgjoni!
7 FEB 2025 · Cilat janë sfidat e studentëve në epokën e çrregullimit informativ?
Në episodin e VIII-të të UPpodcast, Blerta Zeqiraj nga Parlamenti Studentor, së bashku me asistenten nga Departamenti i Gazetarisë, Blerta Dibrani, diskutojnë mbi sfidat që studentët hasin me informacionin dhe çrregullimin e tij në epokën digjitale.
Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Ju ftojmë ta dëgjoni.
29 JAN 2025 · UPPODCAST: FUQIA E FJALËVE: DI NDIKON GJUHA NË ÇRREGULLIMIN E INFORMACIONIT
Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës prezanton episodin e tretë të UP Podcast, projekt ky i mbështetur nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Ky episod trajton rolin kritik të gjuhës në krijimin dhe përhapjen e çrregullimit të informacionit.
Dëgjoni episodin e moderuar nga Asist. MA. Blerta Blakaj, kandidate për PhD në studimet mbi efektet e medias, së bashku me Prof. Dr. Bardh Rugova, gjuhëtar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave, si dhe mësoni më shumë rreth teknikave të zakonshme të manipulimit gjuhësor dhe ndikimit të tyre në perceptime dhe qëndrime, strategjive për të identifikuar dhe kundërshtuar narrativat e rreme, si dhe rëndësisë së mendimit kritik në përballimin e sfidave të informacionit.
Ky episod kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e diskutimit shkencor mbi një nga sfidat më të mëdha të shoqërisë moderne: fuqinë e gjuhës në formësimin e informacionit dhe mendimit.
25 JAN 2025 · UPpodcast: Gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve
Në episodin e gjashtë të serisë së tretë të UPpodcast, profesorët Muhamet Jahiri dhe Remzie Shahini – Hoxhaj diskutojnë për një nga sfidat më të mëdha të kohëve moderne, gjuhën e urrejtjes në diskursin publik. Profesoresha Shahini – Hoxhaj, gjatë këtij diskutimi, ndanë edhe perspektivat e saj mbi hulumtimin që kanë realizuar për gjuhën e urrejtjes në Kosovë, me theks të veçantë gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve dhe ndikimit të saj në fushën profesionale.
Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Ju ftojmë ta dëgjoni.
18 JAN 2025 · UPpodcast: Gazetaria përballë biznesit dhe politikës
Në episodin e V-të të UPpodcast ju ftojmë të dëgjoni diskutimin rreth temës “Gazetaria përballë biznesit dhe politikës”, një tematikë shumë e rëndësishme dhe aktuale. Mysafir i këtij episodi është profesori Bajram Kosumi, i cili së bashku me profesorin Gëzim Qerimi, ndajnë perspektivat e tyre dhe diskutojnë rreth sfidave të medieve përballë politikës.
Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Ju ftojmë ta dëgjoni.
13 JAN 2025 · UPpodcast: Inteligjenca artificiale dhe çrregullimi informativ
Në episodin e IV-të të UPpodcast do të trajtojmë një temë shumë të rëndësishme dhe aktuale, zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në çrregullimin informativ.
Në këtë epokë të informacionit, inteligjenca artificiale po ofron mundësi të jashtëzakonshme për përmirësimin e jetës sonë, por gjithashtu sjell edhe sfida dhe rreziqe të reja.
Mysafir i këtij episodi është profesori Blerim Rexha, i cili së bashku me asistentin Dren Gërguri, do të ndajnë njohuritë dhe perspektivat e tyre mbi këtë temë.]
Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë, me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Ju ftojmë ta dëgjoni.
Information
| Author | Universiteti i Prishtinës |
| Organization | Hajrullah Hajrullahu |
| Categories | Education |
| Website | - |
| institutiimedias@uni-pr.edu |
Copyright 2026 - Spreaker Inc. an iHeartMedia Company