Contacts
Info
Podcast by Dritëz
Episodes & Posts
Episodes
Posts
31 DEC 2022 · Gjëja më madhështore në lidhje me provat është që ato të tregojnë se ku janë dobësitë e tua, ku çalove në përgatitjen tënde; dhe të japin kohë që të ndryshosh para se të vijë shfaqja reale para audiencës së vërtetë.
30 DEC 2022 · 30 Dhjetor by Dritez
29 DEC 2022 · Oh, çfarë tmerri do të jetë për ata që nuk pendohen dhe nuk mbahen fort te dëshmia e Jezusit! Përshkrimi i zemërimit të Perëndisë nga Gjoni, “apostulli i dashurisë”, është i tmerrshëm.
28 DEC 2022 · Shpresa jonë përfundimtare është soditja e lavdisë së Perëndisë. “Mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë” (Romakëve 5:2). Perëndia do të të “vërë të paqortueshëm dhe me ngazëllim para lavdisë së tij” (Juda 24)
27 DEC 2022 · Vullneti i zbuluar i Perëndisë për ty është që kur të zgjohesh në mëngjes, të mos e shtysh ditën pa një qëllim duke lejuar që rrethanat të vendosin atë që bën, por që të synosh diçka–të fokusohesh në një qëllim të caktuar.
26 DEC 2022 · Satani kishte gisht në mjerimin e Jobit, por ai nuk e kishte fjalën e fundit. Perëndia i dha leje Satanit që ta lëndonte Jobin (Jobi 1:12; 2:6). Por Jobi dhe shkrimtari i këtij libri e trajtojnë Perëndinë si shkakun vendimtar.
25 DEC 2022 · Krishti do të na ndihmojë me të vërtetë në luftën tonë. Ai do të të ndihmojë me të vërtetë! Ai është në anën tënde. Krishti nuk erdhi ta shkatërronte mëkatin, për shkak se mëkati është argëtues, por sepse ai është fatal.
24 DEC 2022 · Shiko kuptimin e kësaj: Jezusi u shfaq në botë për dy arsye. Ai erdhi që ne të mos vazhdojmë të mëkatojmë–pra, Jezusi erdhi të shkatërronte veprat e djallit (1 e Gjonit 3:8); dhe Ai erdhi që të siguronte shlyerjen për mëkatet tona, nëse mëkatojmë.
23 DEC 2022 · Si e marrim praktikisht pajtimin dhe si mburremi në Perëndinë? Përmes Jezu Krishtit. Kjo do të thotë se e bëjmë portretin e Jezusit në Bibël, pra: veprën dhe fjalët e Jezusit të portretizuara në Dhiatën e Re, përmbajtjen thelbësore të mburrjes tonë në Perëndinë.
22 DEC 2022 · Sa të vdekur që jemi! O Perëndi, sa të mpirë dhe të pandjeshëm jemi ndaj lavdisë së kësaj historie! Sa shpesh më është dashur të pendohem dhe të them: “Perëndi, më vjen keq që historitë e krijuara nga njeriu më prekin emocionet, habinë dhe mahnitjen time, admirimin dhe gëzimin, më tepër se historia jote.”
Podcast by Dritëz
Information
| Author | IGNIS Ministry |
| Organization | IGNIS Ministry |
| Categories | Christianity , Christianity , Christianity |
| Website | - |
| info@dritez.al |
Copyright 2026 - Spreaker Inc. an iHeartMedia Company